Është mbajtur ditën e djeshme takimi mes administratorit të Milan, Adriano Galliani dhe menaxherit të lojtarit Ronaldinho, Roberto de Assis, që është njëkohësisht dhe vëllai i futbollistit.
Takimi kokë më kokë ka përfunduar me një sqarim të fatit të fenomenit brazilian, i cili do të qëndrojë tek klubi kuqezi deri në fund të kontratës, që skadon më 30 qershor 2011.
Synimi i administratorëve të Milan dhe ai i menaxherit është nisja e përgatitjes fizike të fantazistit brazilian dhe nisja e bisedimeve për një rinovim eventual të kontratës disa muaj më vonë.
Modifikimi i fundit: 3:14:37 PM / 7/27/2010 1 herė i lexuar