Sulmuesi i Bayernit, Mario Gomez është lënduar në minutën 30 n ë ndeshjen e kthimit të Ligës së kampionëve kundër ekipit të Fiorentinës në Artemio Franchi (fitore e Fiorentinës 3-2), dhe menjëherë e ka lëshuar fushën e gjelbër. Hetimet e mëvonshme kanë treguar se ai ika lënduar këmbën e djathtë, ndërsa mjeku i Bayernit Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt thotë se të e pret një pauzë prej du deri tre javë. Në këtë sezon, Gomezi ka shënuar 10 gola në 25 ndeshjet e zhvilluara në Bundesligë, dhe është golashënuesi më i mirë i Bayernit, ndërsa mungesa e tij do tia hapte dyert reprezentuesit kroat Ivica Oliç, i cili me kthimin e Franck Riberysë nga lëndimi i gjurit, pati humbur vendin në ekipin e parë.
Modifikimi i fundit: 4:36:41 PM / 3/10/2010 1 herė i lexuar