Kampioni i Portugalisë, Porto kishte udhëtuar për në Angli duke e ditur se do ta kenë një detyrë të vështirë për të ruajtuar rezultatin e ngushtë nga ndeshja e parë 2:1, kundër ekipit të Arsenalit. Por, trajnerit Jesualdo Ferreira as që i kishte shkuar ndërmend se në ndeshjen e kthimit do të përjetonte një fiasko të vërtetë prej pesë golave diferencë dhe ka reaguar ashpër me gabimet e shumta të cilat i ka bërë Porto. Filluam mirë, por Arsenali i shfrytëzoi gabimet tona. Rezultati i ndeshjes është i lartë, por ata i shfrytëzuan të gjitha rastet, ndërsa ne nuk e patëm atë fat, ka deklaruar Ferreira për ueb faqen zyrtare të Uefa-s. Është dashur të bëjmë gjithçka që është në pushtetin tonë, sepse në këtë periudhë të kësaj gare vërehen vetëm golat. Është dashur të përpiqemi të shënojmë ndonjë gol, por ne u mundësuam atyre që të shënojnë gola duke e ditur se bëhet fjalë për një ekip të talentuar dhe të pjekur. Kemi mundur të mbrohemi më mirë, por ne tentuam që të luajmë lojën tonë. Bëmë disa gabime të cilat janë të pazakonshme për ekipin tonë dhe në fund ne nuk patëm fat në momentet kyçe, ndërsa kundërshtarët tanë nuk i bënë gabimet e njëjta.
Modifikimi i fundit: 4:35:21 PM / 3/10/2010 1 herė i lexuar