Nesër zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Kosovës. Vëllaznimi është një hap më afër finales, pasi do të luajë para tifozëve të vet ndaj Gjilanit dhe ka epërsinë e një goli nga ndeshja e parë. Ndërkaq, një ndeshje tejet interesante pritet në Prizren, ku takohen Liria dhe Besa, skuadra këto të cilat në sfidën e parë në Pejë barazuan, 3:3. Ndeshjet e kthimit të Kupës së Republikës së Kosovës Prizren: LIRIA-BESA, ndeshja e parë 3-3, Gjakovë: VËLLAZNIMI-GJILANI, ndeshja e parë 3-2 Ndeshjet fillojnë në orën 16:00.
Modifikimi i fundit: 3:51:55 PM / 5/25/2010 1 herė i lexuar