Irakianët janë në pritje të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Në zgjedhjet e djeshme dolën miliona njerëz me të drejtë vote, përkundër sulmeve me bomba dhe me predha nga militantët e dyshuar sunitë, nga të cilat raportohet se në Bagdad, u vranë së paku 36 vetë.
Rezultatet e para priten të shpallen brenda disa ditëve, ndërsa konsiderohet se, me gjasë, asnjë grup politik i vetëm nuk do të dominoj.
Presidenti amerikan, Barak Obama, i lavdëroi zgjedhjet duke i vlerësuar si shumë të rëndësishme për irakianët dhe i konfirmoi planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga ky vend deri në fund të vitit të ardhshëm.
Në emër të popullit amerikan, e uroj popullin e Irakut për kurajon e tyre gjatë këtyre zgjedhjeve historike. Në zgjedhje, të ballafaquar me dhunë nga ata, që vetëm dojnë të shkatërrojnë, irakianët e ndërmorën një hap përpara në punën e madhe për ndërtimin e vendit të tyre. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ti ndihmojnë ata në këto përpjekje, ndërsa ne në mënyrë përgjegjëse e përfunduam këtë luftë dhe e mbështesim popullin e Irakut, derisa ai e merr kontrollin për të ardhmen e vet, tha Barak Obama.
Modifikimi i fundit: 9:16:24 AM / 3/8/2010 1 herė i lexuar