NATO përgatitet për një mësymje të madhe në Afganistan
Në Afganistanin jugor, militantët talebanë po bëhen gati të luftojnë forcat e NATO s, që po përgatiten për një mësymje madhore në pika kyçe, ku strehohen kryengritësit. Dëshmitarët thonë se luftëtarët talebanë po sjellin furnizime me armë dhe po hapin transhe përreth zonës Marijah në provincën e Helmandit, strehë e rreth 80 mijë njerëzve dhe një qendër trafikut të opiumit. Komandantët e NATO s thonë se mijëra forca të koalicionit dhe trupa afgane po përgatiten të rimarrin Marijahun në një prej mësymjeve më të mëdha të luftës 8 vjeçare në Afganistan. Kjo do të jetë beteja e parë kryesore nga forcat e koalicionit qëkur Obama dha urdhër për 30 mijë trupa shtesë në Afganistan për të mundur rezistencën talebane
Modifikimi i fundit: 3:28:13 PM / 2/8/2010 1 herė i lexuar