Për mbrojtje më të mirë ndaj grackave me mjete shpërthyese, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t' i vënë në dispozicion aleatëve në Afganistan, teknikë të sigurisë si zhurmues dhe automjete të blinduara speciale. Pas këshillimeve me homologët e tij të NATO-s në Stamboll, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, tërhoqi vërejtjen se shumica e rasteve të vdekjeve në radhët e ushtarëve të trupës paqëruajtëse në Afganistan, ka ndodhur për shkak të sulmeve me bomba. Për shkak të shpenzimeve gjithnjë në rritje për misionin në Afganistan, ministrat ranë dakord për kontribute më të larta nga vendet anëtare të NATO-s si dhe për një paketë kursimesh
Modifikimi i fundit: 4:47:07 PM / 2/6/2010 1 herė i lexuar