Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë në fuqi presionin ndaj Iranit. Teherani duhet të përmbush detyrimet e tij lidhur me programin bërthamor përndryshe duhet të përgatitet për sanksione të tjera, tha këshilltari i qeverisë amerikane për sigurinë kombëtare, James Jones në konferencën e sigurisë në Mynih. Dera për një zgjidhje diplomatike të konfliktit vazhdon të mbetet e hapur megjithë sjelljen enigmatike të udhëheqjes iraniane. Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Iranit, Manuchehr Motaki, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për t'i dhënë fund konkfliktit bërthamor. Në Konferencën e Sigurisë që po zhvillon punimet në Mynih të Gjermanisë, Mottaki tha, se Irani mendon seriozisht dhe është i gatshëm që të shkëmbejë uranium të pasuruar dobët me uranium të pasuruar fort me shtetet e tjera. Por afati kohor, vendi dhe sasia e shkëmbimit të uraniumit duhet të përcaktohen nga vetë Irani, theksoi Mottaki në Mynih
Modifikimi i fundit: 4:46:27 PM / 2/6/2010 1 herė i lexuar