Ministri Milloshoski për vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë
Me ftesë të Ministrit të Punëvë të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sven Alkalaj, sot për vizitë zyrtare njëditore do të udhëtojë ministri Milloshoski.
Përpos takimit me kolegun e vet Alkalaj, ministri Milloshoski gjatë qëndrimit në Sarajevë do të takohet edhe me Presidentin e Bosnjë dhe Hercegovinës Haris Silajxhiq, Kryesuesin e Këshillit të Ministrave Nikolla Shpiriq, si dhe me përfaqsues të lartë nga parlamenti i vendit.
Gjatë takimeve me këta autoritete pritet që të këmbehen mendime dhe përvoja në lidhje me zhvillimin dhe thellimin e mardhënieve diplomatike, ekonomike në mes dy vendeve.
Modifikimi i fundit: 12:22:05 PM / 3/8/2010 1 herė i lexuar