Procedurë e re për marrjen e pasaportave shqiptare biometrike
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka vendosur të aplikojë një procedurë të re për marrjen e pasaportave biometrike, pas ankesave të shumë qytetarëve, kryesisht emigrantë për vonesa shqetësuese për përftimin e dokumentit ndërkombëtar të identifikimit. Fatmir Konja, zëdhënës i MB, në një dalje të posaçme fillimisht tha se procesi i pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike, kryhet mbi rregulla të forta sigurie që nga momenti i aplikimit deri në marrjen në dorëzim të pasaportës nga shtetasi. Pikërisht në funksion të këtyre rregullave të sigurisë, Ministria e Brendshme lajmëron qytetarët se për të marrë në dorëzim pasaportën biometrike për të cilën kanë aplikuar, duhet të paraqiten më parë tek punonjësi i policisë, i cili ndodhet në të njëjtin ambient me zyrat e Aleat që shpërndajnë pasaportat biometrike.
Modifikimi i fundit: 4:48:12 PM / 2/6/2010 1 herė i lexuar