Projekt për zhvillimin e kapaciteteve teknike për ujin dhe burimet ujore
Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian prezantoi rezultatet e projektit dyvjeçar të financuar nga BE ja i cili ka përkrahur Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor. Projekti në vlerë prej 1.9 milion eurosh kishte për synim zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme teknike dhe institucionale për t'u siguruar që uji dhe burimet e ujit në Kosovë të trajtohen me kujdes të duhur e në përputhje me standardet dhe kërkesat e BE së. Aktivitetet e projektit ishin të përqendruara në veçanti në shtratin e lumit Drini i Bardhë. Mbrojtja e burimeve të ujit, e ekosistemeve ujore dhe e ujit të pijshëm është një prej gurthemeleve të mbrojtjes së ambientit në Evropë. Ndërsa menaxhimi i burimeve të ujit tejkalon kufijtë nacionalë andaj, veprimi i bashkërenduar në nivelin rajonal apo edhe më gjerë është i nevojshëm për të siguruar mbrojtje efikase. Projektin e ka përgatitur Departamentin e Ujit të MAPH së për të plotësuar kushtet e direktivës së BE së për sistemin e ujit. Nevojiten përpjekje të mëtejshme nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor për të siguruar burimet e nevojshme financiare dhe personelin për të përmbushur kërkesat e BE-së
Modifikimi i fundit: 3:33:34 PM / 2/8/2010 1 herė i lexuar