Agjencia Kosovare e Privatizimit shpalli sot zyrtarisht rrethin e 42 të të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Në listën e tenderit janë 13 të ndërmarrje, prej të cilave janë krijuar 17 ndërmarrje të reja. Të gjitha këto ndërmarrje do të privatizohen me spin of të rregullt. Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e 3 marsi 2010, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave do të jetë më 10 mars 2010. Në mesin e ndërmarrjeve të këtij rrethi janë edhe tri ndërmarrje të kompleksit Brezovica, të cilat janë tenderuar dhe janë tërhequr më parë nga ky proces: Restorant Kasollja, Kasollja e Vogël Murzhicë dhe kaferiteria Shtërpcë
Modifikimi i fundit: 3:31:57 PM / 2/8/2010 1 herė i lexuar