Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu priti ambasadorin austriak në vendin tonë, Valter Maria Stojan, i cili dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Austrisë, Hajnc Fisher, dërguar Presidentit Sejdiu me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës. "Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe t'ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Po e shfrytëzoj këtë mundësi për t'ju shprehur urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj personale, si dhe për një të ardhme të lumtur të Republikës së Kosovës", thuhet në urimin e Presidentit Hajnc Fisher. Presidenti Sejdiu, duke e falënderuar ambasadorin e Austrisë për këtë urim, shprehu përkushtimin e Tij dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha fushat
Modifikimi i fundit: 4:14:30 PM / 2/4/2010 1 herė i lexuar